>
LETERSISHQIP

Jete E Genjeshter

Jetojmë përkohësisht të gjithë në këtë botë,
Gënjehemi me pak lumturi,na duket sdo ketë fund,
Qajmë e qeshim ndonjeher fare dhe kot,
Fluturojmë me ëndrra shpesh nëpër gjumë.

Heshtim edhe atëher kur duhet të ulerijmë,
Ngopemi me premtime,qe na bëjnë me krah,
Përballemi me gënjeshtrën edhe pse e "dimë"
Luajmë me njeri tjetrin si në një dramë...

Kjo ështa jeta ime,juaja që mbi supe mbajmë!