A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Bruna Sota Hoxha
  • Origin:
  • Fier 
Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  6
Music genres: Easy Listening

Bruna Sota Hoxha is a popular singer. AUTOBIOGRAFI:
Si tek tere artistet shkendijat e para artistike shfaqen qe ne femijeri. Une se bashku me motren time me te madhe, Linditen, qe te vogla jepnim koncerte nate per nate ne shtepi, ku spektatore kishim pjestaret e tjere te familjes. Lindita, si me e madhe nga une, merrte ne vend te mikrofonit, xhezven dyshe te kafese, ndersa une, si me e vogla moter, xhezven njeshe. Pjestaret e tjere te familjes ishin edhe spektatore edhe antare te jurise. Ata me pas u bene per ne nje shtytje e madhe, qe ne te vazhdonim rrugen e kenges. Por e gjithe kjo nuk lindi fare rastesisht: mamaja jone ka pasur nje vokal shume te bukur dhe te fuqishem. Ishte fat per ne qe trasheguam kordat vokale si te sajat. Me pas kam kenduar ne festivalin e pioniereve ne Fier, ku kam qene vit per vit pjesmarrese dhe jam nderuar me çmime te ndryshme.

Kujtimi me i paharuar ne fillimin e karieres sime artistike, mbetet perpjekja kembengulese e zotit Miço Sopiqoti i cili na ngjiti ne skene te dy motrave, ne konkurimin ne rang republike te kooperativave bujqesore. Ne kete eveniment Fierin e perfaqesonte koop. bujq. e Cakranit, e cila u nderua me çmimin e pare dhe Luftar Paja u cilesua si aktori me i mire, kurse ne, motrat, si kengetaret me te mira. Na çmuan shume edhe per faktin se ishim kengetaret me te reja te konkurimit.

Repertori im muzikor i ka perfshire te dy karakteret e kengeve, si ate popullorin, ashtu edhe ate te muzikes se lehte. Ndersa krijimtaria, qe une kam ekzekutuar ka qene e kompozitoreve fierake Nikollaq Bulo, Isuf Maloku, Mico Sopiqoti, Bardhyl Shehu, Ferit Hoxha, si dhe te kompozitoreve Agron Xhunga, Agim Krajka, Gjergj Leka, Alfons Balliçi etj.

Ne vitin 1971 kendova ne festivalin e dyte kombetar te kenges se ushtarit.
Ne vitin 1974 kam kenduar ne festivalin e 15-te kombetar te kenges ne R.T.V.SH.
Ne vitin 1974 fillova te aktivizohesha prane estrades profesioniste te qytetit te Fierit.
Ne vitin 1978 u pranova si kengetare profesioniste ne estraden e Fierit, dhe menjehere jam pritur me shume interes, si ne qytetin tim ashtu edhe ne qytete te tjera te vendit.
Qe nga viti 1974 e deri ne vitin 1991 kam kenduar ne te gjitha koncertet qe pergatiste T.V.SH per naten e vitit te ri .
Ne vitin 1981 dhe 1986 beja pjese ne “ Ansamblin Myzeqeja “ me udheheqes artistik zotin Nikollaq Bulo ne festivalet Ballkanike te organizuara ne Turqi.
Nuk mund ta harroj atje, nje nate te vitit 1986, kur para konkurimit na u kerkua qe te kendonim te nesermen ne konkurim, kengen turke “EMINE “, kenge qe sapo kishte dale dhe ishte ne sukseset e asaj kohe.

Në Dhjetor 1976, Brunilda Sota merr pjesë në Festivali i 15-të në RTSH me këngën "Gjithmonë Në Aksion".

Më datë 12 Gusht 2012, Bruna Sota Hoxha publikon videoklipin "Te Jesh Myzeqare".

Më datë 12 Gusht 2012, Bruna Sota Hoxha publikon videoklipin "Simbol Dashurie".

Më datë 23 Mars 2013, Bruna Sota Hoxha publikon videoklipin "Mare Moj Mare".

» Edit Bio »

» Song Lyrics »





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019