>
LETERSISHQIP

Rrogozhina

Rrogozhinë të falem ty,
Egnatia e Ilirisë,
Toskë e Gegë në Shkumbin,
Udhëkryq në Shqipëri.

Fusha, male të gjitha i ke ti,
Malli, etjen më zgjon,
Je e këndshme në stinë e mot,
Me bekime dhe dashuri.

Jam e jotja edhe pse larg,
Ëmbël, ëmbël më trazon,
Kujtimi i dheut ku u linda,
Vjen në ëndërr më ngushëllon.

Amanet nga gjysh e babë,
Mua zemra më rreh fort,
Tek ti u rrita dhe mora emër,
Kur të duhet jetën e jap.

8.5.2020