>
BIOSHQIP

Bubulina Dhe Memli, Kenge Per Pavaresine

30-07-2008
Ne nje moment vendimtar per ceshtjen e Kosoves, shume kengetare te njohur kane vendosur qe te bashkohen nje zeri per t'i kenduar pavaresise aq te shumepritur. Mes tyre jane edhe Memli dhe Bubulina Krasniqi, dy emra te njohur te muzikes kosovare, me shume fansa edhe ne Shqiperi Ishte krijuar pershtypja se pjesetari i grupit kosovar "Ritmi Rruges", Memli Krasniqi, ishte shkeputur nga muzika per shkak te angazhimeve te tij politike, tashme si deputeti me i ri i parlamentit te Kosoves. Por jo! Prej disa muajsh ai eshte duke u pergatitur per nje klip te ri qe per here te pare do e sjelle si nje bashkepunim me te motren, Bubulina Krasniqin.
Nje kenge per pavaresine e Kosoves, shoqeruar nga nje video teper e realizuar do te vije njeheresh me momentin historik aq te shumepritur nga te gjithe, shpalljen e pavaresise.
Ndonese Memli e pranon se te qenit deputet i PDK-se, e ka ndihmuar qe te jete me prane halleve e problemeve te njerezve, muzika mbetet serish dashuria e pare. "Tek te gjithe eshte krijuar ideja qe une jam terhequr nga grupi, por nje gje e tille nuk mund te ndodhe kurrsesi ne nje moment kur une per gati 10 vjet jam marre me te. Gjate kesaj kohe kam menduar qe te vi me nje hit te ri dhe krejt ndryshe, qe do te jete njeheresh shume aktual dhe emocionues. Si une edhe shoket e mi nuk mund te rinim duarkryq perpara nje momenti kaq te rendesishem per statusin e Kosoves", thote ai.
Ajo qe e ben me te vecante kete bashkepunim eshte fakti qe per here te pare Memli ka menduar qe te kendoje sebashku me motren e tij, Bubulinen. Ajo eshte bere e njohur per skenat shqiptare, permes pjesemarrjes ne "Top fest 3". Kenga e saj "Nen kontroll te kam" eshte kthyer ne hit brenda pak koheve pasi u prezantua ne skene e ketij festivali. Ndonese, ajo ka zgjedhur qe te jete teper selektive ne daljet e saj ne publik, dhe deri me tash asnjehere nuk ka tentuar qe te kendoje se bashku me te vellane, kur vjen puna per nje subjekt te tille te cilit jane bere gati t'i kendojne shume grupe e kengetare te njohur ne Kosove e Shqiperi, ajo nuk mund te refuzonte ftesen.
"Kenget e mia te deritanishme kane qene kryesisht me subjekte dashurie, apo tematika te lehta dhe me teper te adaptueshme per rinine. Nje kenge per pavaresine me eshte dukur gjithnje nje nisme e veshtire sepse jo vetem kerkon pregatitje te medha profesionale dhe shpirterore. Te kendosh per nje ngjarje kaq te rendesishme qe vjen ne nje moment definitiv per vendin tone. Do e konsideroja me teper nje inisiative me shume adrenaline se nje kenge e mirfillte, por perkrah tim vellai e ndjej veten teper te sigurte".
Duke qene se eshte hera e pare qe dy kengetaret e familjes Krasniqi provojne te sjellin dicka ndryshe per audiencen, mendohet se hiti do te godase ne zemrat e audiences se kudondodhur, jo vetem ne Kosove, Shqiperi por edhe gjetke. E ne kete situate ku gjithkush pret me ankth castin vendimtar qe do i jape jete shtetit me te ri qe do i shtohet Ballkanit, duket se kjo nuk eshte nisma e vetme mes kengetareve te njohur. Pasi prej disa javesh jane duke punuar edhe grupi "Produkt 28" sebashku me "Etno Engjejt" per nje tjeter kenge kushtuar Kosoves. E kjo po perhapet si virus mes radheve te kolegeve te tjere, pjesa derrmuese e te cileve po mendojne qe te bashkohen per te krijuar nje hit qe do t'i ngreje himn po kesaj situate.
Ndaj nuk jane vonuar qe t'a bejne fakt as Memli dhe Bubulina Krasniqi, dy emra te njohur te muzikes kosovare qe si askush tjeter kane vendosur qe te bashkepunojne per here te pare sebashku per nje kenge te re, me nje subjekt te goditur qe pritet te kthehet ne me te pelqyerat per publikun shqiptar aneekend botes.
"Gjate kesaj kohe kam menduar qe te vi me nje hit krejt te ri dhe krejt ndryshe, qe do te jete njeheresh shume aktual dhe emocionues. Si une edhe shoket e mi nuk mund te rrinim duar kryq perpara nje momenti kaq te rendesishem per statusin e Kosoves"
(tiranachat)

Bubulina Dhe Memli, Kenge Per Pavaresine