>
BIOSHQIP

Bubulina Krasniqi, Imazh I Ri I Fustaneve “B.K.R.”

17-01-2014
Edhe pse pati deklaruar për Tribuna që pas Vildane Zenelit e ka shumë të vështirë të zgjedhë modele tjetër për prezantimin e kreacioneve të saj, kreatorja e njohur Blerina Kllokoqi-Rugova e ka gjetur zëvendësimin.

Personin i cili mund të prezantoj në mënyrën më të mirë fustanet e saj, është një fytyrë e njohur për publikun shqiptar. Bëhet fjale për këngëtaren Bubulina Krasniqi e cila ka veshur koleksionin e ri të fustaneve të “BKR”.

Ndryshe Bubulina edhe pse nuk është më aktive në skenë me këngë të reja, duket se e ka gjetur veten si modele, pasi që nuk është hera e par që e shohin duke pozuar për ndonjë kreator. Pak kohë më parë ajo ka prezantuar fustanet e ish Miss Kosovës, njëherësh kreatores Afërdita Paçarada-Abrashi.


Bubulina Krasniqi, Imazh I Ri I Fustaneve “B.K.R.”