Kohë E Trishtë
Nëpër rrugët e qytetit tim të varfër kaloj,
Nga qendra deri në periferi,
Një këngë të trishtueshme këndoj,
Ditët plot gëzim që këtu i shijova, i kujtoj,
Prej nga erdhi kjo kohë e trishtë,
Nuk e kuptoj?
Udhëtimin nëpër rrugët e jetës,
Më duhet ta vazhdoj,
Çfarë mund të sjellë dita e ardhshme,
As që dua ta paramendoj.
Vetëm një gjë e di sigurt!
Përgjatë rrugës kujtimet do t’i trazojë,
Dhe këto kujtime të çmuara, do ta përmbysin shpirtin tim,
Atëherë kur unë do të lutem dhe shpresojë,
Se do të mbijetojë…
Shumicën e kohës të vetëm veten e shoh,
Në ishullin Uluwatu,
Teksa muzgu bie ngadalë,
Më shfaqen në mendje skenat e fëmijërisë time,
Nga qyteti që me krenari mban emrin Patratu.

Më shumë nga Bujar Meholli
- Balada E Robinson Diaz
- Bukuri E Pamëshirshme
- Sognai
- Mbrëmje E Zakonshme
- Vdekja, Do Ta Ketë Botën Nën Sundim!
- Femër, Grua
- Babai Në Qiellin E Lartë Rri
- Llamba E Madhe A Do Të Ndrij Përsëri?
- Një Natë Në Kopenhagë
- Fytyrën Si Qumështi S'do E Kesh Më
- Qielli Nuk Është Larg
- Do Të Doja...
- Jetë E Bukur
- Mëngjesi Nën Qiellin Gri
- Ëndërroj
- Path Of No Return
Komente 0