>
LETERSISHQIP

Jetë E Bukur

Jeta e bukur është si një muzikë e mirë,
Ajo është njohje, kulturë, çlirim dhe gëzim;

Por kush nuk e ndjek atë, do të vuajë në të dy botët,
Ndërsa detyrat që kemi në jetë, na ndihmojnë dhe ju duhet ta dini këtë;

Bota intelektuale dhe shpirtërore, e bën të lehtë të tashmen,
Dhe të qartë e të përsosur të ardhmen;

Ambicia është ajo që na mban dhe mundëson arritjen në këtë botë,
Ajo çfarë i duhet një njeriu, është padyshim njohja e vetes;

Për të vazhduar më pas me natyrën dhe botën,
ne asnjëherë nuk duhet të ndalemi të ëndrrojmë, dhe të kemi dëshira të mira;

Lojërat, sporti, ushqimet e mira dhe muzika e bukur, e mbajnë trupin e njeriut mirë, gjithsesi!
Poezia, muzika, piktura japin çdoherë emocione të veçanta,
Ndërsa meditimi, na mban frymën ngritur;

Zemra dhe mendja e shëndetshme, e bëjnë jetën shpirtërore të gjallë,
Teksa jeta e bukur mundëson zgjerimin e natyrës njerëzore, në harmoni me natyrën e njeriut;

Dashuria për njohuri të reja luan rol krucial në punë, në të vërtetën e fusha të ndryshme,
Si: Shkencë, filozofi, fe, politikë…!