>
LETERSISHQIP

Balada E Robinson Diaz

U largova nga vendlindja ime,
kur isha shumë i ri,
për të zbarkuar në veriperëndim,
tek një qytet i vjetër i Oregonit, që mbante emrin Gresham.

Quhem Robinson Diaz, ju tashmë e dini.
Edhe pse kalova shumë milje,
unë kurrë nuk arrita të bëjë një mik.
Sikur të arrija një edukim më të mirë,
sot mund të kisha qenë gazetar ose një mjeshtër i artit.

Por kur isha shumë i ri,
shfrytëzova duart e mia për vjedhje,
dhe nuk zgjati shumë, kur ata më mbyllën poshtë,
në qelitë e Greshamit. Koha kaloi, dhe unë përsëri pashë diellin.

Ishte një ditë shkurti e ftohtë,
në vitit 1948,
kur unë vrava një njeri.
Nuk tentova të fshihem dhe të mbrohem,
Kur ata më kapën, dhe më bënë fajtor.
Çdoherë mendja më thoshte, se kjo do të ndodhte.

Kësaj radhe takova njerëz të llojit tim,
por në mes të burgosurëve, gjeta paqe me veten time.
M’u kujtuan ditët kur i kaloja në plazh,
teksa i shikoja pulëbardhat të fluturonin mbi det.
Oh! Sa do të dëshiroja të isha një nga to,
por ja që jam i ngrirë këtu sikur një gur, ashtu si një mbret i cili ka humbur fronin e tij.

Ah! Sikur t’i kisha krahët e pulëbardhës,
do mund të bëja shumë gjëra,
do të fluturoja lart mbi det dhe hënë.

Kështu ditët kalonin të zymta, ashtu siç ishte zemra ime.
U kërkova atyre të më dërgojnë në ambulancë, pasi shëndeti im u përkeqësua,
por ata më thanë se nuk kishte hapësirë, pasi kishte shumë njerëz.
I detyruar u ula në gjunjë dhe me zërin që më dridhej,
thirra: “Oh, ju lutem më dërgoni, sa më parë”,
por ata nuk dëgjuan zërin tim, dhe asgjë që unë thoja.

Jam i kënaqur që nuk kam prindër,
për t’u shqetësuar ose qarë për mua.
Gjithashtu jam i lumtur që as miq nuk kisha kurrë,
për të më parë me poshtërsi.
Fatmirësisht ata nuk do ta dijnë,
se çfarë vdekje e tmerrshme më pret mua.

“Sa më lart ngjitesh,
Aq më shumë vritesh kur rrëzohesh”,
kjo nodh çdoherë në jetë.
Tani e kam vështirë t’iu shoh në fytyrë,
gjersa qëndrojë para jush,
si i gjykuar për vrasje.

Në një natë kur hëna do të ndriçojë mbi ju,
unë do të vdes në litarë,
dhe këto janë fjalët e mia të fundit,
që ju do t’i dëgjoni ndonjëherë.

Lamtumirë Botë!
Nga jugu në veri,
dhe gjithë ato vende nga kam bredhur.
Lamtumirë shtëpia ime dhe gjithë ju njerëz të mirë,
edhe ju që nuk deshët të më bënit mik kurrë.
Sigurisht, do të ndiheni mirë kur të më shihni të varur në atë pemë.

Por para se të më shihni të vdekur,
kam dhe një pyetje të fundit.
Gjithë ata që do të ndjekin këtë rrugë pas meje,
a do të quhen viktima apo armiq, të kësaj shoqërie?