>
LETERSISHQIP

Babai Në Qiellin E Lartë Rri

Zëri i tij e bënte të qaj
Kur ai vuri dorën e vogël në shpatullat e saj
Dhe i tha: “Mami seç ndjeva një dhimbje në kokë
Por nuk dua të të shqetësojë
Ti për mua je personi i vetëm në tokë
Andaj për ty unë kam nevojë.
Dua t’i flas dy-tri fjalë me ty
Por jo ta shoh lotin në sy
Dhe mos pandeh se jam i ri
Për të mos kuptuar se babai në qiellin e lartë rri.
Mbrëmë në ëndërr m’u shfaq ai pranë
Kish ardhur të na shoh dhe tha se oqean i tërë na ndan
Më kërkoj që të shkoja me të
Veçse dhimbja yte do shtohej edhe më.
Një gjë do doja me gjithë shpirt ta bëjë
Dashurinë time si medalion atij t’ia vëjë”.
Ajo e shtrëngoi fortë dhe mezi mbajti ca pika lotë
Kurse djali i saj nëntëvjeçar tani kishte të ftohtë.
Dhe kjo grua fisnike mbante në gji
Atë riosh të gjorë i cili nuk do njihej kurrë vërtetë më babanë e tij.
Dashuria e ngrohtë e asaj mëme
Bënte atij çdo pore t’i qetësonte.
Ajo zbehi disa fjalë që deshi t’i thotë
Provoi prapë të marrë guximin por më kot.
“E di që ndaj babait ushqen të madhe dashuri
Por biri im ti je viktimë e këtij fati të zi”.
Këto fjalë i buronin asaj në brendësi
I mbajti me vite po aty dhe kurrë nuk mundi t’i dëgjoi ai.