>
LETERSISHQIP

Ëndërroj

Pranë lumit po kaloja
Dhe sakaq po mendoja
Kur atë aq shumë e doja
Pse nuk mund ta përvetësoja?
Do t'i falja asaj çkado që kërkon
Po po! Edhe shpirtin tim nëse e dëshiron
Vetëm njëherë 'Të dua' të më thotë
Dhe të m'i thajë këta lotë!...
Qielli u errësua
Koka m'u rëndua
Por natën gëzueshëm e kaloj
Se filloj të ëndërroj...