>
LETERSISHQIP

Lamtumirë Nuk Më Le

Ditë shtatori ishte kur dielli vëzhgonte tek putheshim,
Vraponim, luanim...doja ai çast të zgjaste deri në amshim.
Gjersa të shtrëngoja dëgjohej qartë diku një jehonë,
M’u atëherë kur më ipej dëshira, të jem me ty përgjithmonë.

Tash ç’dreqin po ndodh?
Kur më sheh mban vështrimin ulur dhe nuk më flet,
Pak më vonë thua se donë të rrish vetëm, ah medet!
E bukura ime, ike...lamtumirë nuk më le,
Por heshtja jote sikur tha ”Mua nuk më ke”.

Koha do të të tregoi se çfarë kam menduar për ty,
Ato skena dashurie, nuk do t’i shohësh më me sy.
Si pate guxim t’i shpërfillësh ndjenjat e mia, moj u verbofsh,
As me tjetrin kurrë mos të prektë lumturia, u shkatërrofsh!

Fundi i botës nuk është ky, do të kërkoj lumturi,
Bora prapë bie dhe dielli e shkrin atë përsëri.
Po ky diell ftohtësinë nga zemra ime do e largoj,
Ndërsa ty vetëm si ëndërr të keqe do të kujtoj!..