>
LETERSISHQIP

Mbrëmje E Zakonshme

Ja pra, kjo është një mbrëmje e zymtë,
Që zakonisht zbarkon në vendin tonë.
Aty ku rrotull vijnë lolot e qytetërimit,
Dhe pas tyre aromë tymi, melodi të paakorduara,
Kjo është veçse një mbrëmje e zakonshme!

Digjen pa mbarim ata të dobishmit,
Që me qindravjet provuan t’i japin të mbarën, vendit...
Flaka arrin qiellin, këndej poshtë ca ngjyrëzbehta,
Bijnë përmbi godinat madhështore të budallenjëve…
Njerëzores i mbeten gjurmët e fundit,
Para se të futet në pellgun thithës, dhe...
Kjo është veçse një mbrëmje e zakonshme, këtu!