>
LETERSISHQIP

Bukuri E Pamëshirshme

O bukuri e pamëshirshme!
Çdoherë m'i tundove ëndrrat, ti.
Më kapluan ndjenjat e dhimbshme,
Dhe krenaria m'u bë hi.

Ah! Ky muzg dimëror sa dhimbje,
Më sjell, depërtuese në brendësi;
Hapësira të mjegullta, topitje,
Dhe fërgëllim i një monotoneje, melodi.