>
LETERSISHQIP

Do Të Doja...

Do të doja të jem këngë e bukur,
Që t'i kënaq veshët e mijëra dëgjuesve,
Anembanë globit,
Tingujt e së cilës do të bashkonin,
Kombe, fe, kultura...
Do të doja të futesha nëpër filxhanet
E kafeve, të bëhesha një me aromën e këndshme,
T'i freskoja flegrat e mijëra hundëve,
Të çfarëdo ngjyre...
Pastaj të fluturoja mbi çatitë e qyteteve,
T'i flakja jashtë urinë dhe varfërinë...
Do të doja të futesha në trurët e mijëra fëmijëve,
Dhe të mbillja paqe!
Gjithë njerëzit nën dritën e hënës,
T'i numërojnë yjet, dhe nga dritë e tyre,
T'u ndriçohen fytyrat përgjithmonë...
Koshin e mbushur me armiqësi dhe urrejtje,
Pastaj, ta hedhin nga planeti,
Dhe në barkën e madhe ndërtuar me dashuri,
Të lundrojnë gjithë tok në detin e pamasë të lumturisë...