TEKSTESHQIP

Bujar Qamili
Bukurise Shqiptare
Lyrics

E kush t'a mori, o erën tan'e
O ma e mira, o prej Sarande
O moj sykaltra, si deti Joni
O të vjen era, lule limoni

E kush ja dogji, zemrën jaranit
Kjo ballokumja e Elbasanit
O moj e mira, e gjith' dynjas e
Je si selvia, e namasgjas e

O ti u rrite, me ujë t'Valbonës
O shtat-selvi, qikë e Tropojës
O kush t'a thurri, kunorën ty e
O moj e buk'ra, me sytë e zi e

E shtoja dritën, ti kësaj nate
Ah, moj e mira, vajza vlonjate
O si ja plase, zemrën djalit
O me aromën, e portokallit

O ustallëk Zoti m'ka dhan e
O për me marrë nji vajzë Shkodrane
O shumë e bukur, lulja e borës
Por ma e mira është vajza e Shkodrës

DËRGOI: