TEKSTESHQIP

Bujar Qamili
Je Një Lule E Bukur, Emrin Vjollcë E Ke
Lyrics

Je nji lule e bukur, emrin vjollcë ma ke
Qënke hapë jenez, e na k'naqë ti ne
Oooo,

Ti më rrin mëshehun
Nji djalosh t'kërkon
N'engjëll t'rrin mshilun, erën t'a shijon

Vashat dalin n' baqe, ty moj vjollcë t'kërkojnë
Mbledhin lul.en tan'e, për kujtim ta qojnë
Ooo,

Sillesh porsi flutur, n'kujtime t'rinisë
Ti moj vjollcë e bukur, pranverë e dashuris'

Ooo,
Sillesh porsi flutur, n'kujtime t'rinisë
Ti moj vjollcë e bukur, pranverë e dashuris'

DËRGOI: