>
BIOSHQIP

Burak Vehapi, 2 Fjalë Për Klipin E Ri “Vampire”

05-11-2012
Viti 2012 për grupin FAMA ishte vit i suksesit pasi që në këtë vit, gjatë muajit shkurt, ata promovuan videoklipin e këngës "Shen Valentini", këngë e cila u prit mjaft mirë nga publiku. Po ashtu, gjatë muajit Maj, ata publikuan edhe albumin "LIVE" me rreth 20 këngë.

Ata këtë të diel që sapo kaloi kanë sjellë në tregun shqiptar klipin me titull 'Vampire', një baladë e bukur kjo me orkestrim nga Kushtrim Hajrullahu, dhe është realizuar nga produksioni "Fokus Production", ku natyrisht kërkojnë suksesin si në videon e parë.

Anëtarët e këtij grupi kanë thënë për gazetën tonë se këtë vit do të sjellin edhe një album të ri, ku do të ketë 20 këngë, ndërsa janë shumë të angazhuar kudo në mbrëmje të shumta qoftë në Kosovë, në Shqipëri dhe në Diasporë, ku performojnë gjithmonë "live'.
(Maksim Gjokaj)

Burak Vehapi, 2 Fjalë Për Klipin E Ri “Vampire”