>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Do Të Bëhem I Pasur” Nga Buraku Grupi Fama

12-12-2013
Grupi muzikor, tashmë i njohur për publikun në Kosovë, Buraku Grupi Fama, kanë lansuar videoklipin më të ri, baladën “Do të bëhem i pasur”. Kjo këngë me tekst të Ilir Beranit dhe orkestër nga Kushtrim Hajrullahu, trajton shqetësimet e rinisë së sotme, gjendjen dhe interesat ekonomike të të rinjve. Ky grup, kanë treguar sukses edhe me këngën “Ty n’zemër”, të realizuar ditë më parë. Burak Vehapi, vokalisti, emrin e të cilit e mban grupi, ka thënë se në fillim të vitit 2014 pritet të lansojnë edhe një këngë të re me videoklip. Ndryshe, Buraku Grupi Fama, para pak kohe kanë marrë pjesë në Festivalin ‘Çelësi Muzikor’ ku është shpërblyer për këngën më të mirë si dhe çmimin e publikut.
(Kosovapress)

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Do Të Bëhem I Pasur” Nga Buraku Grupi Fama