Më mbaj mend (për 1 muaj)

Burak & Grupi Fama Sjellin Së Shpejti “Malli Për Ty”

Nuk ka akoma asnjë votë

[11-06-2014]
Djemtë e Buraku & grupi Fama’, Labinoti, Kushtrimi dhe Buraku kanë lansuar albumin e tyre të cilin do ta shpërndajnë falas. Në një intervistë për gazetën Tribuna menaxheri i këtij grupi Labinot Kryeziu ka treguar arsyen pse kanë vendosur të bëjnë këtë projekt. Ai po ashtu ka treguar edhe për projektet e tjera që kanë

Është grupi i ri i cili ka hyrë në tregun tonë, por që ka bërë për vete shumë dëgjues. Behët fjalë për ‘Burakun & grupi Fama’ të cilët kanë lansuar një album me këngë ‘live’ i katërti për, ndërsa kanë theksuar se 5000 kopje të saj do të shpërndahen falas për adhuruesit e grupit. Në një intervistë për gazetën Tribuna menaxheri i këtij grupi Labinot Kryeziu ka shpalosur detajet rreth këtij projekti.

“Para dy dite kemi lansuar albumi me të ri ‘live’. Albumin e kemi incizuar në studion e Kushtrimit i cili është anëtar i grupit. Ideja për të shpërndarë albumin falas ka qenë e grupit. E kemi pa shumë të arsyeshme që nëpër mbrëmje të ndryshme ku këndojmë t’ia japim si dhuratë adhuruesve të grupit të cilët vazhdimisht po rriten. Albumi ka këngë popullore, zbavitëse, argëtuese dhe i ka 19 këngë”, ka treguar Labinoti në fillim të bisedës. E meqë kanë vendosur që albumin ta shpërndajnë falas, në lidhje me shpenzimet rreth këtij projekti Kryeziu ka thënë. “Shpenzimet e albumit i kemi kryer vet, por nuk do të anashkaloj edhe sponsorët të cilët na ndihmuan, dhe shfrytëzoj rastin t’i falënderojmë”.



E ky projekt nuk është i vetëm me të cilën po merren grupi, ata në fund të muajit do të lansojn këngën e re e cila është baladë dhe titullohet ‘Malli për ty’. “Ne jemi duke punuar edhe për një këngë të re e cila në fund të këtij muaji lansohet. Është një baladë shumë e bukur ku xhirimet dhe montazhin jemi duke e realizuar vet”.

E vala e bashkëpunimeve këtë vit e ka kapur edhe grupin ‘Fama’ të cilët në fund të muajit shtator premtojnë se do të vijnë me një këngë e cila do të jetë në bashkëpunim me një këngëtarë të njohur për publikun. “Në fund të muajit shtator vjen ‘Buraku & grupi Fama’ me një super këngë e cila do të behët në duet dhe do të jetë duet me një këngëtare e cila është shumë e njohur. Por kush do të jetë ne duet le të mbetët surprizë”.

Edhe grupi Fama ka angazhime nëpër mbrëmje muzikore të ndryshme, kështu të paktën ka nënvizuar në fund të bisedës menaxheri i tyre. “Mbrëmjet në kohën e fundit janë të shumta. Kemi gati çdo natë mbrëmje. Pasi që dihet qe edhe sezoni i verës lyp më shumë angazhim e punë” ka treguar për fund Labinoti.
 (Arbnora Xani)


      Burak & Grupi Fama - Malli Për Ty [Teksti dhe Klipi]

Komente 0