Burhan Skikuli Poezi
Burhan Skikuli

Tema: Poezi Për Shkollën


Fillimi I Shkollës

Afrohet shtatori,
Vera po mbaron,
Nga zërat e fëmijëve,
Lagja,nuk pushon.

Edhe pak ditë,
Mësimi do fillojë,
Nga klithma dhe rrëmuja,
Lagja do pushojë.

Dhe fill pas disa ditësh,
I shoh me çantat në shpinë,
Të lumtur e të gëzuar,
Ngjallin dashurinë.

S'e fshehin gëzimin,
Që përsëri janë tok,
Në klasën e bukur,
Me shoqe dhe shokë.

Çudi them me vete,
Këta që gjëmuan lagjen,
Tani me sjelljet e tyre,
Posi engjuj shfaqen.

Kur jemi në shkollë,
E merr fjalën Besmiri,
Më parë jemi nxënës,
Pastaj vjen argëtimi...

Sa herë rrugës i takoj,
Më përshëndesin me dorë,
Biles më kanë premtuar,
Do jenë shembullorë.

- Poezi nga Burhan Skikuli


- U dërgua nga arsimdiber -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 8