Burhan Skikuli Poezi
Burhan Skikuli

Pishina

Në oborrin e shtëpisë,
Unë kam një pishinë,
Ma kanë blerë prindërit e mi,
Që të bëhem djalë i mirë.

Aty ditët e nxehta të verës,
Vazhdimisht i kaloj,
Me motrën time të vogël,
Unë mësohem të notoj.

Kur të rritem unë i madh,
Do të bëhem notar i mirë,
S'do ma kalojë moshatar,
Se ushtrohem në pishinë.

- Poezi nga Burhan Skikuli


- U dërgua nga arsimdiber -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 1