A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Shkollën

Kujtimi I Ditës Së Parë Të Shkollës

Ditën e parë kur nisa rrugë për dituri,
Më ulën në një bankë me një shok,
Mësuesja na foli me dashuri,
Ta duam shkollën dhe të jemi tok.

Të duam njëri tjetrin dhe ta ndihmojmë,
Të kryejmë mësimet dhe detyrat e dhëna,
Shokun dhe shoqen mos e lejmë të gabojë,
Të ruajmë librat,bankat,se janë tonat.

Por ja që një ditë,shoku im i ri,
Gaboi rëndë për çka u qortua,
Nxorri një thikë dhe bankën e gërvishti,
Edhepse i thashë që është gabuar.

Mësuesja nuk e shau,e qortoi prerë,
Se bankat,kariget dhe çdo gjë në klasë,
Na nevojiten,prindët na i kanë blerë,
Prandaj t'i ruajmë edhe për ndonjë gjeneratë.

Këshilla e mësueses,mësim për të gjithë,
Që atëherë shoku im gabimin s'e përsëriti,
Ashtu i turpëruar,premtoi se çdo ditë,
Do të vijë i përgatitur,ndërgjegjes i thërriti.

Tani kalojmë bukur,shkronjat i mësuam,
Ndihmojmë njëri-tjetrin dhe jemi shokë të mirë,
Vështirësitë e para,lehtë i kaluam,
Detyrat në rregull i bëjmë çdo ditë.

Edhe pse të vegjël kur hymë në shkollë,
Fjala e mësueses na tingëllonte thellë,
Është një mësim për edukimin tonë,
Se duhet të dëshmohemi si nxënës me zell.

Sigurisht edhe prindërit që na duan fort,
Me vëmendje do të ndjekin zhvillimin tonë,
S'do na lenë të bredhim lart e poshtë,
Të devijojmë rrugën që na e tregojnë.

Dhe,ne me mësime edhe edukatë,
Do rritemi pa brenga me dëshirë për përparim,
Se këshillat e të moshuarve gjithmonë janë uratë,
Si fanar ndriçues do jenë në vazhdim.

- poezi nga Burhan Skikuli


- Poezia u dërgua nga arsimdiber -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4 / Votuan:  106





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019