>
BIOSHQIP

Burim Mehmeti Vjen Me “Tre Arshikët“

01-12-2014
Këngëtari tashmë i mirënjohur për skenat mbarë shqiptare, Burim Mehmeti, për vitin 2015 vjen me shumë projekte dhe këngë popullore. Kënga që pritet të dalë dhe të promovohet për këtë vit të ri është shumë e veçantë sipas Burimit. Teksti dhe muzika janë punuar nga vetë Burimi, ndërsa aranzhmani nga Ylber Asllanaj.

Për TeksteSHQIP.com Burimi thotë : "Jam shumë i lumtur që kjo këngë u realizua nga ai i cili më së miri do ta aranzhonte, e ky është prof. Ylber Asllanaj". Përveç kësaj, Burimi shton se kjo këngë i është kushtuar tre legjendave të melosit tonë popullor, njëherit tre mësuesve, të cilët dhanë shumë që ne sot të identifikohemi si shqiptar. "Tre arshikët", pse vallë Burimi të përdorë këtë titull !? Ai i do dhe i këndon me shumë fanatizëm këngët e vjetra "arshikie", e kjo ndodh falë këtyre tre protagonistëve të këtij teksti, sepse pikërisht nga këta lindi edhe ky term që përfaqëson një mori perlash nga këngët mbarë shqiptare. Emrat e protagonistëve të tekstit nuk bëhen të ditur deri sa publiku ta dëgjojë këngën!
(Arsim Kolari Teksteshqip.Com)

Burim Mehmeti Vjen Me “Tre Arshikët“