Më mbaj mend (për 1 muaj)

C-Style - Noel (Feat. Edlira Spaho)  Lyrics

Nuk ka akoma asnjë votë


Ref. (Edlira)
Noel Noel
Ngazëllohu botë
Jo më nuk je në terr

Si agim shpresa vjen
Paqe midis nesh Ai sjell
Emanuel

Vargu 1
Ishte një natë
jo si çdo natë tjetër
qielli ishte i kthjellët
yjet ndrinin tepër.

Por më shumë
një yll po shkëlqen,
rrugën tre dijetarëve
ai po ja rrëfen.

Udhëtuan
nga shumë larg dhe shumë ditë,
Se e kuptuan,
u përmbushën profecitë.

"N'betlehem do t'lind
Ai që do prij popullin e tij"
dhe Mbretit të porsalindur
ata duan t'i japin lavdi.

Disa barinj ndër fusha
tufat po i ruajnë
si dritë lavdia e Zotit shfaqet
dhe ëngjëlli jep një lajm:

"Mos kini frikë,
po ju shpall një lajm të mirë,
Krishti, Zoti, Shpëtimtari
sot për ju ka lind."

Dhe një ushtri e madhe qiellore,
bashkohet në çast,
Plotë gëzim, si një kor
këndonin bashkë :

"Lavdi Perëndisë
në lartësi,
Paqe në tokë për njerëzit
që ai ka dashuri"

Ref. (Edlira)
Noel Noel
Ngazëllohu botë
Jo më nuk je në terr

Si agim, shpresa vjen
Paqe midis nesh ai sjell
Emanuel

Vargu 2
Dhe ja aty i shtrirë në një grazhd
mbështjellë me pelena,
rrethuar me kafshë.
Zoti i gjithë krijimit zgjodhi të vij,
si drita në terr
të ndriçoj njerëzit e tij.

Ar, temjan edhe mirrë
dhuruan dijetarët
për Mbretin që ka lind.
Barinjtë foshnjen kur e panë
filluan ta adhurojnë
sepse qe siç engjëlli kishte thënë

Fëmija me emrin jezus,
Mbreti i premtuar,
nga lashtësia është thënë
njerëzit ka për ti çliruar

nga robëria, dëshpërimi
të pastër ti bëj sërish,
me Atin ti pajtoj
plangprishësi të vij në sh'pi

Do të quhet: Princi i paqes,
At' i përjetshëm,
Perëndi i fuqishëm,
Këshilltar i mrekullueshëm.

Mbi supet e tij
do t'qëndroj i gjithë sundimi.
Ndaj për k'të Mbret të ri,
le t'filloj kremtimi!

Ref. (Edlira)
Noel Noel
Ngazëllohu botë
Jo më nuk je në terr

Si agim, shpresa vjen
Paqe midis nesh ai sjell
Emanuel




C-Style
Featuring: Edlira Spaho
Publikimi: 16/12/2022
Muzika: C-Style & Edlira Spaho
Teksti: C-Style & Edlira Spaho
Produksioni: Aaron Smith & C-Style
Recorded: Shtëpia Records
Mix & Master: Aaron Smith (Shtëpia Records)



C-Style - Noel
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Noel".
3. Video është e këngës "Noel", por nuk këndohet nga C-Style.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga C-Style:


Komente 0