>
BIOSHQIP

Ja Kopertina E Projektit Të Ri Të Capital T

03-02-2015
Indeksonline e ka siguruar një fotografi të ‘mixtape’ të këngëtarit kosovar, që momentalisht nuk është publikuar askund.

Sipas fotografisë në fjalë, një pjesë e fytyrës së Capital T, duke bartur syze shihet në kopertinë, derisa në përgjithësi dominon ngjyra e kuqe.

Ky projekt i emërtuar “S.D.M – Slum Dog Millionaire”, përfshihen këngë të zhanrit hip-hop të pastër, ai ka bërë publike disa nga këngët e “mix-tape’it” që janë, “Go Hard”, “FaceDown – në bashkëpunim me Lycial Son dhe 2po2”, “Hapat e mi – me këngëntarin Vedat Ademi” si dhe bashkëpunimi me Mc Kreshën “Ballin”, këngë këto që u pritën shumë mirë nga publiku i gjerë, ndërsa të gjitha ishin të realizuara me klipe.

Mirëpo ky “mix-tape” do të ketë edhe disa këngë solo të këngëtarit që 2 ose 3 nga to po ashtu do të kenë klipe.
(Indeksonline)

Ja Kopertina E Projektit Të Ri Të Capital T