>
LETERSISHQIP

Lemshi

Lëmshi lëmshi një herë u lidh,
me fjalët më të këqija në fillim.
Ndarje e sharje në fillim
e bashkim në përfundim?

Edhe mendimet tu lëmsh qënkan bë,
sepse nuk i paske fijet e zgjedhura.
E kur të thurësh me kërrabëza,
si fijet nyje s'të pengojkan gjë?

Si mundet dashuria me zënka,
e poashtu me xhelozi të jetë e mirë?
Të lutem zgjidhe lëmshin tënd,
se kur lexoj gjithçka për mirëkuptim vështirë!

Prandaj një poet e poete,
shkrimtare apo shkrimtar,
duhet të dijë për çfarë shkruan e flet!-
Mendimet e zgjidhura duhet t'i ketë.

Ndoshta shkrimet me strategji shkruhen.
E pas fjalëve të mbështjellura
ato të kuptimta thuhen.
Prandaj edhe lëmshat me fije që s'duhen.

DËRGOI: