>
LETERSISHQIP

Poezi E Zjarrte

Marr zjarrë nga i yti pishtarë
dhe i ndezë ndjenjat e mia.
Edhe vargjet marrin zjarrë
nga e jona dashuria.

Marrë krahe e fluturoj
secilën here kur ti më flet.
Se ti flet me dashuri
edhe fjalëve zjarrë u jepë.

Me vargjet më të mira të këngës
një këngë ty ta këndova.
Me emocione të flakta dashurore
edhe këtë poezi ta kushtova.

Je madhështor si perëndi
edhepse je i vogël njeri.
Porse ndjenjat din flakë t'i ndezësh
me zjarrin shpirtërore qe ke ti.

Faleminderit për tënden dashuri,
ti dashnor si ëngjëll ne qielli.
Porse ti je më i mirë se mundem
të të preke me kënaqesi.

Me lulet me te mirat
një kurore ta thura
e në kokë t'a ve.
S'ke ku ikë, vend kund s'të lë.

Mora ngjyra nga spektri i
ylberit. Sikur ato në
trupin tend u shkrinë ne komponim
dhe m'u kthyen me ndriçim.

Prandaj nje valle e hedhë se
e lumtur jam.
Ti ndriçon nga të mirat
dhe m'i heqë të gjitha të ligat.

Më bën te lumtur orë e çast
prandaj të falënderoj.
Për ty thuri këngë në secilën ditë,
per ty si bilbili i lire këndoj.

I bukur je pa shokë hiq,
se asnjë më të bukur s'ka.
Sikur dashuria jote
që me asnjë krahasim nuk ka.

Ma falë atë shikim, atë ledhatim.
Se do të shikoj unë ty e të ledhatoj.
Pastaj vargjet më të bukura
për ty do i këndoj.