>
LETERSISHQIP

Dita E Pavarësisë

Nje këngë do e nisë,
për qiell të kthjelluar
në tokën e Arberise,
për ditën e çlirimit e të lirisë.
 
Retë e zeza u larguan
dhe diellit rrugën ia lëshuan.
Rrezet e tij që ndriçuan
të rejat shpresa gjallëruan.
 
Njeriu frymonte jo më me frikë.
Magjetorja miellin në
magje e gjente,
e puna bekohej në çdo ditë.

Askush në diktaturë
mos jetoftë ndiheshin
njerëzit e kthjelluar,
me pamflete në duar.

Kjo ishte një histori,
të cilën pas me dëshirë e lëmë.
Duam vetëm paqe e liri,
mirëqënje e pavarësi.

Jeto pavarësi përgjithmonë,
frymo kudo e lirë,
nën secilën çati,
kudo në Iliri.