>
LETERSISHQIP

Pse

Pse

Pse e harruat erotikën
me pamëshirë?
O ju që emrin të mëdhenj e keni?
Nuk është fer, erotika është e mirë.

Ajo të bën të harrosh,
ajo të bën të ëndërrosh,
ajo të bën të ndiesh
se edhe ti din të jetosh.

Erotika për mua e merr
ngjyrën e kuqe si faqet e mia…
Ajo frymëmarrjen ma shpeshton
dhe ndjenjat në ekstazë m‘i zgjon.

Oh ju lus shumë
këndoni më shumë për erotikë
këtë ndjenjë e cila vlen shumë
më shumë se e varfëra politikë.

Jam Cecilia e cila u rrëfen
edhe storje nëse doni
për jetën time në erotikë
e tani poezisë nuk i vë pikë.

Porse them se edhe femrat
ndjenja të zjarrta kanë
e të duan dinë të mbërthejnë
dij edhe ti se ato të mira janë.