TEKSTESHQIP

Chip Deva
Mosprania Jote
Lyrics

Kurr s'je kanë i jemi
se skam dashtë me t'rujtë.
Me't majtë veç për veti
s'ashtë dhunti po dhunë.

Po sot
nuk pe di qysh po t'du,
s'jam e sigurtë,
veç e di që pom vret që sje ktu,
s'po gjen kohë për mu
bash tash kur krejt bota
ashtë nalë n'pauzë
e si kauzë
e pashmangëshme:
ngadalësimi i kohës,
copëtimi i normës
e veten tu e vet-reflektu
pe v'rej që keq kam stagnu.

Sytë murit ia kam drejtu,
mrena vetës piskas
e ti shunë.
Sytë vetes ia kam drejtu,
sa po muj p'i bërtas
e ti shunë.

Kjo që pe nijmë
ashtë reciproke
veç e shpërndame n'tjera dimenzione,
dy verzione t'njejtës p'rralë
ku ty po t'vyn qetësi
e mu hapësirë për fjalë.
Me ti thanë krejt senet
prej bregut n'majë,
senet, që p'i frym'zon ky mallë.
Ashtë v'shtirë se dyt jemi t'lirë
çka t'dojmë me ba (apo?),
E jemi ngul n'njëfarë metamorfoze,
po na rriten krah
e rrajtë po na lidhin për toke
e bash n'ketë krizë që po doket kaq serioze
arsyja që mas shumti po m'ngreh për flokë
ashtë prania konstante e mospranisë tande,
prania konstante e mospranisë tande,
prania konstante -
mosprania jote.

Sytë murit ia kam drejtu,
mrena vetës piskas
e ti shunë.
Sytë vetes ia kam drejtu,
sa po muj p'i bërtas
e ti shunë.