>
BIOSHQIP
Biografia
Emri i tij i vërtetë është Shqiprim Ballazhi. Edhe pse prej një vendi kaq të vogël, dëshira për t'a treguar talentin e tij ishte e madhe. Ai ka kënduar këngë të ndryshme si: My life style, Boll mo, Run the city, Jam e jotja (ft. Florijana) etj. Por me këngën "Nuk ndalem" u bë më i njohur. Chippi bashkë me shokët e tij themeluan studion "La vida loca records".

Shkollën fillore e kreu në fshatin Sërbicë "Gjergj Kastrioti Skënderbeu, të mesmen në "Mirko Mileski" dhe shkollën e lartë në "Universitetin shtetëror të Tetovës".
Chippi është përfolur shumë nëpër mediat shqiptare si "Gazeta express", "Vipat Shqiptar" etj. Ka performuar live në Rinora 4 në Zvicër dhe në shumë mbrëmje të Kërçovës.

Më datë 8 Nëntor 2015, Chippi publikon videoklipin "Nuk Ndalem".

Më datë 11 Korrik 2018, Chippi & Dj Tr3Ndy publikojnë videoklipin "Ajo".

Më datë 5 Prill 2019, Babo Escobar publikon videoklipin "Djali Rruges", në bashkëpunim me Chippin. Teksti i këngës u shkrua nga Babo Escobar.

Më datë 21 Korrik 2019, Chippi publikon videoklipin "Xhelozia".

Më datë 6 Nëntor 2020, Chippi publikon videoklipin "My Baby".

Më datë 4 Janar 2021, Chippi publikon videoklipin "N’Fillma".

Më datë 27 Dhjetor 2021, Chippi publikon videoklipin "Latina". Produksioni audio u realizua nga Dj Tr3ndy.

Më datë 20 Mars 2022, Chippi publikon videoklipin "Premtimet".
DËRGOI: