>
BIOSHQIP

Çiljeta Sfidon Elvana Gjatën

27-12-2011
Çiljeta Xhilaga e ka plotësuar mozaikun e festës duke vendosur në kokë kapelen e famshme të Babadimrit. Duket pak e habitshme kjo shfaqje e këngëtares me këtë look festiv, e për më tepër një ditë pas shfaqjes së videospotit të Elvana Gjatës. Kjo foto vjen me urimin "Gëzuar Vitin e Ri", një urim special që këngëtarja i ka bërë fansave të saj në këtë fundviti, ndoshta për të sfiduar Elvanën, e cila lançoi një di të më parë një videoklip përshëndetës për fansat e saj.

Ndoshta Çiljeta ka vendosur të bëjë ndonjë dhuratë për të gjithë fansat, meqenësë së fundmi e ka zbehur praninë e saj në ekran. Fakti që i është përkushtuar më shumë filmit, sesa muzikës ka bërë që të lërë pas dore dëshirat e fansave që mezi presin rikthimin.
(shqiptarja)

Çiljeta Sfidon Elvana Gjatën