>
BIOSHQIP

Çiljeta “Shpërthen” Për Operacionet: Mjaft Me Gënjeshtra

13-01-2016
Ndonëse mediat dijnë të fryjnë lajmet për fytyrat publike, por në të shumtën e rasteve ata vendosin të mos reagojnë dhe ta lënë që koha ta tregojë të vërteten.

Një nga këto personazhe ka qenë edhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga e cila ka qenë mjaft e diskutuar në media dhe ndoshta shpesh herë për të janë përfolur gjëra të pa vërteta.

Por siç duket këngëtarja është bërë e pa durueshme, kjo pasi ajo ka disa herë që nëpërmes rrjeteve të saj sociale përgënjështron me të madhe shkrimet për të që nuk janë të vërteta.

Së fundmi në disa nga portalet tona u përfol se ajo ka kryer operacion për të hequr kliogramët, por që ky lajm del të jetë i pa vërtetë pasi këngëtarja e mohon kategorikisht një gjë të tillë.

Ja çfarë tha ajo:

“Boll rrejtët amon jo për gjë po un jam dhe nga ato personazhe që s’mi mban as goja i them vetë.
Skam ç’i bëj as hundës se veç me ngel pa hundë fare mooo as barkut se jam dobësu aq sa s’më duhet operim. Ndaj mos shpifni kot kur t’jem gati për zvogëlim do t’iu çoj foto nga salla operimit që të fleni gjum rehat…”
(B.A/Teksteshqip.Com)

Çiljeta “Shpërthen” Për Operacionet: Mjaft Me Gënjeshtra