>
BIOSHQIP

Çiljeta: Nuk E Kemi Vjedhur Idene E Klipit

18-02-2012
Ka rreth nje jave qe eshte publikuar klipi me i ri i kengetareve Ciljeta Xhilaga dhe Ingrid Gjoni, "Mike dhe Rivale", i cili eshte edhe bashkepunimi i dyte i kengetareve. Sic kuptohet edhe nga vete titulli, subjekti i videoklipit flet per dy mikesha shume te mira, te cilat ne te njejten kohe jane edhe rivale me njera-tjetren.
Pjesa e pare e klipit eshte ideuar shume bukur, ne mynyre shume origjinale, ku shfaqen disa nga momentet me te bukura dhe performancat e dy knegetareve se bashku. Nderkohe qe pjesa tjeter e klipit ka ngjallur mjaft diskutime dhe debate, pasi ai eshte mjaft i ngjashem me subjektin e dy filmave shume te famshem, "Bride wars" dhe filmi i famshem i fillim viteve '90 " La morte ti fa bella".
Kjo ka bere qe shume fansa te tyre te shkruajne neper rrjete te ndryshme sociale ne internet se jane zhgenjyer per faktin qe ideja e klipit eshte vjedhur. Por Ciljeta, e cila nuk eshte ndiere mire nga keto komente te tilla revoltuese, ka vendosur te jape nje pergjigje dhe te sqaroje te gjitha keqkuptimet.
Ja cfare ka shkruar vete ajo ne nje nga keto wb-site: "Te dashur komentues, s'para me pelqen te bej komente per veten apo per klipet e mia, por meqenese po shoh gjithe keto komente, po ju sqaroj nje gje. Nuk ishte e veshtire qe te krijonim nje ide ndryshe per te sjelle nje klip ne stilin e dy filmave nga te cilat jemi frymezuar, por ne fakt duke qene se une dhe Ingridi jemi mike prej vitesh, kur kemi pare filmin "Bride wars" kemi gjetur shume veten dhe keshtu menduam te realizonim nje kil te dyja, per te pasur kujtim me shume sesa per te sjelle dicka ne treg per ju.
Ndaj vendosem ta bejme identik si te filmi! Por ju duhet te vlersoni faktin qe ne nje klip 5 minuta eshte realizuar nje film 90 minutesh, per me teper jo nga dy aktore Hollivudi, por nga dy kengetare nga Shqiperia, qe ka nje ndryshim shume te madh, pasi te ne gjerat nuk realizohen aq kollaj sa ne Hollivud.
I pranojme edhe kritikat tuaja, me shume respekt madje, por ne fakt ajo ka qene ideja per te sjelle nje imitim te dy filmave ne 5 minuta klip. Ndaj mos mendoni se i kemi kopjuar duke menduar se do jua hidhnim juve se e dinim shume mire qe kane qene filma te famshem dhe te njohur nga te gjithe.
Gjeja me e rendesishme per ne ka qene mesazhi i gjithe klipit dhe kenges, qe thote se "miqesia e vertete eshte nje dashuri e pamposhtur dhe e perjetshme". Nje keshille e fundit: Behuni pak me pozitive ndaj gjerave ne jete, sepse te thuash nje fjale te keqe eshte shume me e thjeshte sesa te thuash nje fjale te mire".
(vipatshqiptare.com)

Çiljeta: Nuk E Kemi Vjedhur Idene E Klipit