>
BIOSHQIP

Çiljeta, I Dashuri Arrestohet Per Trafik Droge

12-05-2012
Arrestohet në Itali i dashuri i këngëtares Çiljeta Xhilaga, i akuzuar për trafikimin dhe shitjen e sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike, kryesisht në San Marino. Aleksandër Zaçaj, është arrestuar së bashku me 11 shqiptarë të tjerë, në kuadër të operacionit të koduar "Criminal Mindes", i nisur në fillim të muajit janar të këtij viti. Referuar dosjes së Prokurorisë Italiane mësohet se Aleksandër Zaçaj është përgjegjës për dy episode në dosjen me 30 të pandehur. Konkretisht ai akuzohet së bashku me disa shtetas të tjerë shqiptarë se ka shitur një sasi prej 3450 gr kokainë dhe një sasi të vogël hashashi. 25 urdhër-arreste, 10 milionë euro të sekuestruara dhe 45 kontrolle në qytete të ndryshme të Italisë. Ky ishte rezultati i operacionit të zhvilluar nga Guardia di Finanza e Riminit, ku të përfshirë ishin sipërmarrës Italianë dhe nga San Marino dhe persona të lidhur me botën e krimit. Akuzat ndaj këtyre personave variojnë nga "korrupsion dhe shpërndarje e lajmeve të rezervuara, vjedhje, transferime fiktive të shumave të parave, mbështetje dhe shfrytëzim i prostitucionit, mbajte dhe shpërndarje të lëndëve narkotike dhe dopingu dhe vdekje si pasojë e krimeve të tjera. Gjatë këtij superoperacioni, hetimet për të cilin kanë nisur që në vitin 2010, janë përfshirë mbi 150 forca policie. Emri i Aleksandër Zaçajt u lakua për herë të parë në tetor të vitit 2010, pasi mediat rozë nisën të flasin për lidhjen e tyre. Më pas emri i tij shfaqej gjithmonë kur kishte një intervistë me Çilin. Madje kjo e fundit pati deklaruar se do shkojë të jetojë në Londër me të. Së fundmi ishte përfolur një ndarje mes tyre, por këngëtarja nuk ka bërë komente.
(BalkanWeb)

Çiljeta, I Dashuri Arrestohet Per Trafik Droge