>
BIOSHQIP

Çiljeta, Jashte Finales Se Top Fest

29-05-2012
Këngëtarja Çiljeta Xhilaga e cila arriti të hyjë në finalen e festivalit "Top Fest 9" me këngën "Maria", ka pohuar se nuk do të mundet të jetë e pranishme në natën finale të këtij festivali.

"Do të shkoj në Meksikë. Një mike e imja shumë e mirë martohet dhe dua që të jem patjetër në dasmën e saj. I kam njoftuar kohë më parë drejtuesit e "Top Fest" dhe kështu, siç e kuptuat, nuk do të jem në finale. Qëllimin që i kisha vënë vetes e arrita. Publiku e priti shumë mirë këngën", ka pohuar ajo.

Çiljeta ka zbuluar edhe se është duke u përgatitur që këtë verë të sjellë një videoklip të ri.

"Natyrisht, jam duke punuar për këngë të re. Jam duke zgjedhur materiale dhe shumë shpejt, do të vij me një videoklip", ka shtuar Çiljeta.
(Bluetooth)

Çiljeta, Jashte Finales Se Top Fest