>
BIOSHQIP

Çiljeta, Në Listën E Studentëve Debitorë Pranë Fakultetit Të Shkencave Sociale

06-06-2012
Në fakt nuk bëhet fjalë vetëm për këngëtaren dhe showgirl-n seksi Çiljeta Xhilaga, por për të gjithë ata studentë që nuk kanë paguar ende tarifën e shkollimit. Megjithatë, në listën e gjatë të studentëve debitorë, që po ndjekin studimet pranë fakultetit të Shkencave Sociale, nuk ka se si të mos të të bëjë përshtypje se midis emrave të studentëve të thjeshtë, është edhe emri i këngëtares së njohur Çiljetës.

Në listën e gjatë emërore, ajo rezulton të jetë studente e vitit të tretë, në sistemin bachelor, për Shkenca Politike, por duket se angazhimet e saj të shumta te salloni i bukurisë, hapja e butikut së fundmi, pjesëmarrjet në koncerte apo aktivitete të ndryshme muzikore, por edhe në aktivitete e Partisë Demokratike, ia kanë larguar vëmendjen Çiljetës nga librat dhe shkolla dhe kanë bërë që ajo, jo vetëm të mos jetë e pranishme në një pjesë të madhe të lëndëve, por të mos paguajë dot as tarifën e shkollimit.

Dekanati i këtij fakulteti ka nxjerrë një njoftim, sipas të cilët të gjithë studentët debitorë, që nuk kane paguar ende tarifën e shkollimit, nuk do ta kenë emrin në listën e studentëve që klasifikohen për t'u futur në sezonin e qershorit që nis pas datës 17 qershor. Dhe në këtë listë të gjatë është edhe emri i Çiljetës, që nëse nuk futet në këtë sezon rrezikon edhe diplomimin. Tarifa e shkollimit është një tarifë fikse, të cilën e paguajnë të gjithë studentët, në fillim të çdo viti akademik, në varësi të degës së studimeve.

Nëse nuk e paguajnë, atëherë fakulteti merr masa që të mos futen në sezonin e provimeve, duke u djegur vitin akademik. Por, emri i Çiljetës në këtë listë të gjatë emërore ka shërbyer si ironi edhe për studentët e tjerë, që rrezikojnë njësoj si Çiljeta, të mos futen në provime, por jo sepse nuk kanë qenë të pranishëm në auditore, por sepse nuk kanë paguar tarifën e shkollimit prej 30 mijë lekësh të reja. "Po është krizë ore, ku kemi lekë?, – i thonë studentët njëri-tjterit teska shikojnë listën. – Se shikon as Çiljeta nuk ka lekë për të paguar shkollën dhe jo më ne", – tallen të rinjtë.
( Esmeralda Keta)

Çiljeta, Në Listën E Studentëve Debitorë Pranë Fakultetit Të Shkencave Sociale