>
BIOSHQIP

Çiljeta: Jam Singël, Por E Lumtur

04-07-2012
Përveç muzikës, kohëve të fundit këngëtarja seksi Çiljeta Xhilaga është duke u marrë me biznesin e saj privat. Ka disa muaj që ajo ka hapur dyqanin e veshjeve me emrin "Just Çiljeta" me të cilin biznes thotë se është mjaft e kënaqur. Ndërkaq për dallim nga këto suksese, ajo nuk po ka fat në dashuri, por megjithatë tani për tani thotë se është duke i kaluar ditët më të mira duke e quajtur veten singël. Më shumë për punën dhe jetën e saj flet Çiljeta për "Zëri".

Çfarë po punon Çiljeta tani në këtë kohë?

Momentalisht jam duke realizuar projekte të reja muzikore me të cilat do të prezantohem gjatë këtyre muajve të verës. Jam në përfundim e sipër të këngës më të re, të përgatitur nga Elki Doda, e cila këngë do të lansohet bashkë edhe me videoklip.

Kënga ka një tematikë dashurie me një motiv të caktuar, tani pritet ta emërojmë. Ndërsa sa i përket klipit ende nuk kam vendosur me cilin produksion do të punoj, por shpresoj që së shpejti të përfundoj dhe të jetë në duar të adhuruesve ky projekt i imi.

Ju keni hapur edhe një dyqan veshjesh, mendoni se një kohë bukur të gjatë po ua merr puna në të, duke lënë pak anash këngën?

Dëshirën për hapjen e dyqanit tim e kam pasur shumë vite më parë dhe tani jam shumë e kënaqur që arrita të hap një biznes timin privat. Sa i përket kohës së qëndrimit tim këtu, unë thjeshtë qëndroj nga dëshira për të qenë më afër klientëve dhe kjo nuk më humb kohë të lë anash këngën. Sepse edhe për këngë ka kohë të mjaftueshme, njeriu kur e do një punë mund ta arrijë.

Butiku është më tepër një "Show Room" sesa dyqan, ka rroba nga firmat më të njohura botërore dhe të them të drejtën po e gjej veten mjaftë mirë edhe në këtë biznes. Uroj që edhe kënga të shkoj kështu siç ka shkuar deri më tani, sepse këngën e kam në shpirt.

Sa bashkëpunoni me estradën kosovare dhe a e viziton Çiljeta shpesh Kosovën?

Kosova më pëlqen mjaftë shumë, atje kam disa miq me të cilët kaloj për mrekulli. Kam bashkëpunime të mira me një pjesë të madhe të estradës. Atje kam adhuruesit e mi që më përkrahin shumë sa herë që jam nëpër koncerte.

Me çfarë merresh në kohën e lirë?

Kohën e lirë zakonisht e kaloj në palestër, ndërsa një pjesë të kohës e kaloj edhe me familje.

I kushtoni rëndësi ngrënies dhe peshës trupore?

Në realitet ushqimit u kushtoj mjaftë rëndësi, por asnjëherë nuk mbaj dietë edhe nëse shtoj kilogramët. Momentalisht kam 59 kg dhe jam e kënaqur me këtë peshë që kam.

Cila është pjata dhe pija juaj e preferuar?

Ushqimi im i preferuar janë makaronat, ndërsa sa i përket pijeve konsumoj të gjitha pijet joalkoolike.

Di të gatuash?

Po kam mjaftë njohuri sa i përket gatimeve dhe këtë punë e bëjë me shumë kënaqësi.

Së fundi është folur mjaftë për jetën tuaj private, cila është e vërteta, është apo nuk është e dashuruar Çiljeta?

Sa i përket jetës private nuk kam se çfarë të them më shumë, e vërteta është se unë tani jam singël dhe po i jetoj ditët e bukura të verës.
(zeri)

Çiljeta: Jam Singël, Por E Lumtur