>
BIOSHQIP

Çiljeta është 4-Muajshe Shtatzënë?

01-09-2012
Këngëtarja e ka mbajtur sekret lajmin duke u zhdukur nga qarkullimi, fëmija është i seksit mashkull. Zakonisht, kur publikojmë lajme mbi shtatzëninë e një personazhi publik, këtij lajmi i paraprijnë disa të tjera. Si p.sh. ne tregojmë fillimisht për njohjen e saj me një djalë, më pas për dashurinë e në fund për martesën apo bashkëjetesën. Pas këtyre lajmeve, askush nuk çuditet kur mëson se X vajzë e njohur ka mbetur shtatzënë, kështu që ju mirëkuptojmë nëse do të shprehni habi teksa mësoni që Çiljeta është katërmuajshe shtatzënë. Çiljeta Xhilaga është duke jetuar këto kohë një histori të re dashurie. Këngëtarja seksi, e cila së fundmi i është përkushtuar maksimalisht një sipërmarrjeje private, mësohet se ka nisur bashkëjetesën me një biznesmen të huaj. Origjina e djalit nga sa mësuam është amerikano- latine, por vendbanimi i tij është Franca. Djali që i ka vjedhur zemrën bukuroshes shqiptare, mendohet të ketë ardhur në Shqipëri për një investim privat, por nuk dihet asgjë më shumë rreth karakterit që ka pasur. Profesioni i tij në fakt është arkitektura, por prej vitesh merret edhe me biznes. Këngëtarja është njohur me të nga miq të përbashkët, ndërsa me kalimin e kohës ajo që nisi si shoqëri është kthyer në një dashuri të flaktë, aq sa për të Çiljeta ka lënë edhe shtëpinë e prindërve ku jetonte deri pak muaj më parë, duke u zhvendosur në një apartament luksoz në qendër të Tiranës, përkrah të dashurit të zemrës. Vetë Çiljeta e ka ruajtur shumë këtë pjesë të jetës së saj, por miqtë e ngushtë kanë qenë ata që e kanë dekonspiruar lajmin këtë herë.
(PanoramaPlus)

Çiljeta është 4-Muajshe Shtatzënë?