>
BIOSHQIP

Çiljeta Në Itali Për Xhirimet E Filmit

15-10-2012
Ka udhëtuar drejt Italisë (Riccione, Emilia-Romagna) për të mbaruar xhirimet e filmit italian, të cilin ajo e kishte filluar para se të ngelë shtatzënë. Tani e ka më të lehtë të aktrojë pasi nuk duhet të vendosë jastëk për të aktruar shtatzënë, por është një aktore shtatzënë. Çiljeta Xhilaga ka hyrë në muajin e pestë të shtatzënisë, duke lënë mënjanë aktivitetet muzikore, por ajo nuk është shkëputur nga projekti filmik të cilin e kishte filluar në shtetin italian, ndoshta për shkak të kontratës së nënshkruar për bashkëpunim ose për dëshirën që në jetën e saj të ketë si kujtim një projekt kur ka qenë shtatzënë me fëmijën e parë nga lidhja me Tomasin.

Këtë lidhje ajo e deklaruar edhe në një intervistë që këngëtarja ka dhënë ekskluzivisht për gazetën "Panorama" muajin e kaluar, teksa kalonte muajin e katërt. ''Këtë herë i bëj xhirimet pa jastëk te barku se e kam origjinal'', thuhet në komentin e bërë nga vetë Çiljeta gjatë bisedës me miqtë e saj në facebook, të cilët i kërkonin asaj t'i vizitojë në disa vende nëpër Europë, por për shkak të angazhimeve këngëtarja duhet të udhëtonte nga Italia në Belgjikë e më pas të kthehet përsëri në Tiranë.
(vipat)

Çiljeta Në Itali Për Xhirimet E Filmit