>
BIOSHQIP
Biografia
Remi Ranguin kaloi fëmijërinë e tij në Paris. Që nga viti 1990 është pjesë e DJ Septentrional Crew.

Pas një qëndrimi në Indiet Perëndimore në vitin 2004, apasionohet pas muzikës Dancehall. Kthehet në Francë, krijuan grupin e tij dhe vendos të vetëquhet Colonel Reyel. Me ekipin e tij midis 2004 dhe 2006 qëndron në skenën e nëntokësore Parizian Dancehall. Në vitin 2008 publikon albumin Boomaz Mixtape Vol 1, i cili përmban këngën Crise de l'Employ. Nën siglën e shtëpisë diskografike Scartik Rekordz regjistron Killa, Destiny (bashkëpunim me Twent) dhe Don Dada (bashkëpunim me Twent & XéLo). Në vitin 2009 shfaqet në Sound Storm Faut me këngën Il faut se battre (featuring Josita). Në vitin 2010, nën siglën e Wagram, publikon këngën "Celui...". Pati sukses të madh në iTunes, duke arritur e para në listën e shitjeve në Francë dhe në Belgjikë e 9-ta. [2]

Albumi i tij Au rapport u publikua në 11 prill 2011, dhe që në javën e parë të publikimit arriti në vendin e parë të Top Listës Franceze me 25.666 kopje te shitura. Në prill të vitit 2011, lëshoi remiksin e këngës së tij "Celui...".