TEKSTESHQIP

Corona
Jam Bandill
Lyrics

Jam bandill, nji trim i fortë
Zemërohem kotë e kotë
Zemërohem kotë e kotë
Durimin se duroj dot...

Durimin se duroj dot
Natë e ditë po qaj me lot

A e di ti,a je si je?
Sa e bukura që më je
Duke u tundur më shkonje
Porsi qingj o më vije
Hajde lule menekshe, aman
Hajde shpirt o rri me ne
Jam bandill nji trim i fort
Zemërohem kotë e kotë
Durimin se duroj dot
Natë e ditë po qaj me lotë


Unë jam djalë e nuk jam plak
Zemra po më digjet flakë
Zemra po më digjet flakë
Je e bukur si zambakë...

Je e bukur si zambak
Belin e hollë moj për marak

A e di ti a je si je?
Sa e bukura që më je
Duke u tundur më shkonje
Porsi qingj o më vije
Hajde lule menekshe
Aman hajde shpirt o rri me ne

Unë jam djalë e nuk jam plak
Zemra po më digjet flak
Je e bukur si zambak
Belhollë moj për marak

DËRGOI: