>
BIOSHQIP
Biografia
Të gjithë ata që kanë adoleshentë në vitet 1999-2000 e njohin fare mirë këngëtaren korçare, Dorina Kodra apo “Crazy Girl” siç njihej me emrin e artit. Duke qenë se reperja theu shumë tabu për kohën, në tekste këngësh, stil veshjeje dhe provokimeve në skenë na u kujtua dhe menduan të hulumtonim pak për të. Nëse këngëtaret e ditëve të sotme mendojnë se janë provokuese me tekstet e këngëve dhe zhveshjet e tyre, këtë gjë e ka bërë “Crazy Girl”… në vitet 2000. “Crazy Girl” ka hedhur në treg albumin e saj “Mes çunave” dhe ka qenë pjesëmarrëse në shumë festivale të kohës si “Top Fest”, “Mikrofoni i artë”, etj. Këngëtarja ndodhet në Greqi, është nënë e tre vajzave dhe është shkëputur totalisht nga muzika.

Në 5 Maj 2004, Crazy Girl merr pjesë në Top Fest 1 me këngën "Mes Cunash".

Në Maj 2004, Crazy Girl merr pjesë në Top Fest 1 me këngën "Je Gabim", në bashkëpunim me G Bani.

Në Shtator 2005, Crazy Girl merr pjesë në Mikrofoni I Artë 2005 me këngën "Jepi Gaz".

Më datë 11 Mars 2012, G Bani publikon videoklipin "Gëzuar Festat", në bashkëpunim me Crazy Girl.

Më datë 3 Mars 2015, I Panjohuri publikojnë videoklipin "Te Pafajshem", në bashkëpunim me G Bani, Crazy Girl, Bledi Milioneri & Mj Xhelo.

Më datë 7 Qershor 2017, Crazy Girl & G-Bani publikojnë videoklipin "Te Amo". Muzika e këngës u punua nga Crazy Girl, G Bani, teksti u shkrua nga Crazy Girl, G Bani.

Në vitin 2018, Crazy Girl publikon albumin "Jepi Gaz".