TEKSTESHQIP

Cute Babulja
3 Minj Të Verbër
Lyrics

Një i gjatë një i zi
një i mbrapshtë një i shtrenjtë
Plot hare përplot flori
I pamë në sallon të ondulimit një ditë.

E që të rrëqethem e të qeshem me telashet që i lanë
Të gatshëm që të mbeten dhe të treten nën mustaqet që i kanë
A thua as vet si ndodhën dhe e hodhën njëri tjetrin në sokak
Dhe u mblodhën u përvodhën rreth mullirit që të presin edhe pak.

Një i gjatë një i zi
një i mbrapshtë një i shtrenjtë
Përplot hare plot flori
I pamë në sallon të ondulimit një ditë.

Të flasin dhe të ngasin autobusin e parkuar në stacion
Të gërhasin dhe rrëshqasin në jorganin e qëndisur me pasion
A thua se si mundën dhe e shkundën njëri tjetrin aq me zell
U tundën dhe përkundën që të bijnë në një gjumë sa më të thellë.

Hiqma ata t'keqtë...

DËRGOI: