>
BIOSHQIP

Cyanide Do Performojë Në Koncertin E Busta Rhymes

18-07-2012
Reperi i grupit TBA, Cyanide, do të performojë për herë të parë para publikut shqiptar në koncertin e madh të Busta Rhymes, që do të mbahet në gusht.
Cyanide, i cili nuk performoi në koncertin e Unikkatilit, ka vendosur që promovimin e albumit të tij "Idiokraci", i cili lansohet gjatë javës, ta bëjë në koncertin e reperit amerikan, Busta Rhymes. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar agjenti Nexhat Morina.

Reperi që jeton dhe vepron në Amerikë, njihet si i vetmi reper që e ka përfunduar shkollën e muzikës, ndërsa në gusht do të jetë hera e parë që ai do të performojë para publikut shqiptar. Ai njihet për hitin e titulluar "Veç edhe një herë".

Reperi me famë botërore, Busta Rhymes, do të performojë më 18 gusht në Prishtinë në ambient të hapur, kurse eventi organizohet nga kompania e njohur kosovare, NextLevel.
(Telegrafi)

Cyanide Do Performojë Në Koncertin E Busta Rhymes