TEKSTESHQIP

D.U.D.A.
Pse Pushova
Lyrics
(Feat. B-Genius)

Ref.2X B-Genius
E tash po rriten kta trinjt,
Po me rritin jeten,
Dikur jem kon ndryshe,
E tash e karrum veten.

D.u.d.A
Erdha te fundi,
S'doshta me mshku posht mundi,
Kisha nevoj me m'thirr babi jem: "çuni",
Kërkojsha nonën e fmive që m'rrin në krah tanë jetën,
E për juve … me njohtë na dy vetën,
Nashta është ma mirë, e nashta është shumë ma keq,
Unë e ti e bonëm nijet edhe i nisëm bineq,
Bineq na i fali Zoti, t'pastër sikur loti,
Gjithçka shkoi në rregull se gjithmonë na ndihmoi Zoti,
Ke sekreti joni deri n'ditën kur ka lindë,
Jena kuptue gjithmonë, s'jam mundue shumë me t'bindë,
Ti je zemra e shqiponjës, e di që shumë ke hekë,
Unë çdo sekondë ju këqyrsha po nuk mundsha me ju prekë,
Qeky send m'shkatërrojke, fmija jetë u'm dhashin,
Ndryshova krejt, u çuditshin kush u'm pajshin,
Dojsha me ju pas n'dorë, me ju pasë në duart e mia,
Me ia arritë këtij qëllimi kalova në burgje t'kqija.

Ref.2X B-Genius
E tash po rriten kta trinjt,
Po me rritin jeten,
Dikur jem kon ndryshe,
E tash e karrum veten.

D.u.d.A
Me duar t'lidhta, unë ju takova,
T'parën herë ju preka, e ju përqafova,
Ni javë ditë rend, keni ardhur për vizitë,
Për me u bë bashkë me juve, unë nuk mujsha me pritë
Sun' mi dajnë fmijtë, u qu n'kamë krejt Anglia,
S'di kush i ka bo vëlla, këto ligjet e këqija,
Më n'fund m'lirun, me familje u'm bashkun
E momentet ma të mira na së bashku i kalum.
E u musha me jetë, e send s'o ka ma nin,
Tash unë jam krejt tjetër, e kam ???
E puna karrierës, ty ta dhifsha ka karrierën,
Për konkurrencën që kam, kur t'dush ta msheli derën,
Ju dhash fora shoqi, knejna i rritsha fmijtë,
S'ka asnjë n'këtë lojë që ma lun' GG-në.
Kurrë skam me ju lanë vet, deri sa t'jem gjallë
E për juve njani këtu, është n'gjendje me u kallë.

Ref.2X B-Genius
E tash po rriten kta trinjt,
Po me rritin jeten,
Dikur jem kon ndryshe,
E tash e karrum veten.

D.u.d.A
Dojshim fmij hala, me kënaqësinë që na e dhanë,
Na ndihmoj Zoti, na e fali ni Gijan,
ni gijan sa ni Gilan, baba t'pastë me jetë t'gjatë,
edhe babë edhe dajë unë u bana për ni natë,
E krejt n'pritje për fillimet e mija,
Unë jam se jam, po kanë me kanë edhe fmija,
Në vendet e para, tu luftue përpara
Je gjaku jonë more bir, gjithmonë ju prift e mbara
I kini dyert qelë, ku t'doni me shku,
Kam mu kanën me juve, edhe kur s'jam tu jetu,
E për ata që s'e ditën, e që nuk e pritën,
Shqipe kanë dështue ata që ma përgatitën,
E tash po rritën t'rij, po na e rritin jetën,
Dikur krejt ndryshe, tash e harrum vetën,
tash po rritën t'rij, po na e rritin jetën,
Dikur krejt ndryshe, tash e harrum vetën,
e harrum vetën, e harrum vetën,
ju paqim me jetë t'gjatë,
yesh me jetë t'gjatë,
we love you kids.

DËRGOI: