>
BIOSHQIP

Dafi Derti, Kur Pasioni Kthehet Në Profesion

12-01-2015
Dafi Derti, njëri nga solistët e megahitit botëror “Të ka lali shpirt”, vjen në këtë intervistë për të folur rreth jetës dhe sukseseve të tij.

Teksteshqip: Dafi, na thoni kur është njohur talenti juaj.

Dafi: Kur isha i vogël e dëgjoja shumë Hip-Hop-in. Me kalimin e kohës pasioni m’u kthye në profesion.



Teksteshqip: Është emri juaj i vërtetë "Dafi" apo emer arti?

Dafi: Emri im i vërtetë është Dëfrim Derti, por që si i vogël të gjithë më thirrnin "Dafi".

Teksteshqip: Kush ju ka përkrahur në projektet tuaja?

Dafi: Në projektet e mia më ka përkrahur familja, studioja ku unë punoj “As studio” dhe 2 Step, që unë i dua dhe u jam mirënjohës.



Teksteshqip: Sa ka bërë Dibra për ju, duke ditur se ju jeni shprehur tepër krenar që jeni dibran?

Dafi: Unë jam dibran dhe normal që do jem krenar, se Dibra është një vend me vlera e me njerëz të mrekulleshëm me karakter, burrëri, cilësi këto që më kanë shoqëruar gjatë gjithë jetës sime. Pra, kuptohet që kam patur përkrahjen e Dibrës.



Teksteshqip: Si lindi bashkëpunimi me famë botërore "Të ka lali shpirt"?

Dafi: Ditën që kënga u realizua në studio, unë isha prezent dhe dhashë idenë se si ta realizonim, kështu që unë e zgjodha atë si një këngë që e doja për vete, pastaj aty erdhi Silva, të cilës i pëlqeu shumë dhe po aty lindi bashkëpunimi.

Teksteshqip: Po ju shohim tepër të shoqëruar me Silvën. Është kjo vetëm një shoqëri apo...?

Dafi: Me Silvën është edhe shoqëri ...!



Teksteshqip: Si reagojnë fansat kur ju takojnë në përditshmëri?

Dafi: Reagimi i fansave shoqërohet me fotografi; Kërkesa për autograf; Më pyesin vazhdimisht në lidhje me projektet e reja, etj.

Teksteshqip: Cili koncert ju ka ngelur më shumë në kujtesë?

Dafi: Koncerti që më ka ngelur më shumë në kujtesë është njëri nga koncertet e mia në Turqi. Them kështu, jo vetëm nga një super pritje e manaxherit tonë, por edhe njëkohësisht mbështetja e publikut të zjarrtë në qytetin e Bodrumit.



Teksteshqip: Si është një ditë nga jeta e Dafit?

Dafi: Dita nis me një lëng portokalli, pastaj në shkollë, e pjesa tjetër e ditës në studio.

Teksteshqip: A do presin fansat ndonjë projekt të ri?

Dafi: Normal, projekte do kemi pafund!

Teksteshqip: Ne ju falenderojmë që gjetët kohë e na nderuat me prezencën tuaj në portalin tonë. Për fund, a dëshironi të shtoni diçka?

Dafi: Faleminderit juve për këtë intervistë dhe të gjithë fansat i përshëndes dhe i falenderoj për përkrahjen e pakufishme.
(Arsim Kolari/Teksteshqip.com)

Dafi Derti, Kur Pasioni Kthehet Në Profesion