>
BIOSHQIP

Dafina Dauti Bashkepunon Me Rumeli Tv Ne Turqi

24-06-2012
Kengetarja Dafina Dauti pas kenges se suksesshme "Shko" e cila beri nje buje ne tregun muzikor te vendit, nuk la pa terhequr vemendjen edhe jashte vendit. Ajo tani eshte ftuar te bashkepunoje me televizion turk "Rumeli TV" i cili do te transmetoje videoklipet e kengetares.

Nderkaq me daten 22 te ketij muaji ajo dha edhe nje interviste ne kete televizion dhe ketu edhe promovoi videoklipin e kenges "Pse" te punuar nga produksioni "Chipps". Ajo ndjehet mjaft e lumtur qe kenga e saj po pelqehet edhe pertej kufijve.

"Ndjehem me fat qe tani do te bashkepunoj me 'Rumeli TV' dhe me produksionin 'Thumbs Up'", ka thene ajo per "Zerin.

Dafina keto dite ka nenshkruar edhe marreveshjen me kompanine "ON AIR" e cila do te kete te drejten e transmetimit te kengeve te saj ne "Youtube". Ne "Chanel"-in e saj do te postohet edhe intervista e saj dhene "Rumeli TV"-se. Kete vere pritet edhe editimi i albumit te ri si dhe dy videoklipeve te reja.
(k.bajrami/zeri)

Dafina Dauti Bashkepunon Me Rumeli Tv Ne Turqi