>
BIOSHQIP

Dafina Dauti: Po Përgatis Surpriza Për Adhuruesit E Mi

20-02-2013
Krijuesja e hitit “Pse ik prej meje”, Dafina Dauti, është rikthyer me mjaft sukses në skenën muzikore. Përveç projekteve të reja në këngë, ajo së fundi ishte imazh i pijes energjike “Golden Eagle”.

“Jam shumë e lumtur që karriera muzikore po vazhdon me sukses. Jam duke punuar edhe më shumë në mënyrë që adhuruesit e mi të mos zhgënjehen asnjëherë”, ka thënë ajo për “Zëri”. Dafina gjatë periudhës së fundit plasoi disa projekte të reja muzikore, dhe ajo na bënë të ditur se tani ka nisur punën edhe për disa këngë dhe klipe të reja të cilat do t’i lansoj në një të ardhme të afërt. “Jam duke përgatitur befasi për adhuruesit e mi, shumë shpejt do të bëhen publike projektet e reja muzikore”, u shpreh në fund ajo.
(K. Bajrami / zeri)

Dafina Dauti: Po Përgatis Surpriza Për Adhuruesit E Mi