>
BIOSHQIP

Dafina Dauti, Duetin Me 2 Ton Në Datë Të Shënuar

02-09-2013
Ashtu sic edhe e kishin paralajmëruar në programin ‘Mix-Max’ një duet mes tyre tashmë është bërë fakt. Këngëtarja e hitit ‘Karamelja’, Dafina Dauti së bashku me reperin e njohur 2 Ton kanë gati këngën në duet, madje edhe klipi sapo ka përfunduar dhe do të vijë me 7 shtator në treg. Ne mësojmë se kënga është shumë e bukur dhe ritmike ndrësa është xhiruar nga produksioni “Vissoundmedia”, dhe do të vijë pikërisht në një datë të shënuar për Dafinën, pasi do të vijë në ditëlindjen e vajzës së saj bukuroshe. Ne urojmë që kjo këngë të jetë një super hit, duke ditur se janë bashkuar dy artistë shumë të mirë dhe komercialë të tregut shqiptarë.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)

Dafina Dauti, Duetin Me 2 Ton Në Datë Të Shënuar